Lotari të ndaluara në një lokal, 4 të arrestuar në Tiranë

Lotari të ndaluara në një lokal, 4 të arrestuar në Tiranë

Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali në Tiranë, duke vënë në pranga 4 persona.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 4”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç, K. K., 26 vjeç, L. B., 53 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Robert Shvarc”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy