Emri/ Kapet me armë dhe drogë, vihet në pranga i riu në Berat

Emri/ Kapet me armë dhe drogë, vihet në pranga i riu në Berat

Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, i cili posedonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi droge.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit S.M, ku si rezultat i kontrollit të befasishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në banesën e tij, një armë zjarri pushkë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Sefedin Mehmetaj, 26 vjeç, banues në Osmënzezë, Berat.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy