Konfliktohen komshinjtë në Peshkopi, dy vëllezër plagosin babë e bir

Konfliktohen komshinjtë në Peshkopi, dy vëllezër plagosin babë e bir

Babë e bir mbetën të plagosur në një konflikt me dy vëllezër në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Treg".

Dy vëllezërit L.D dhe Xh.D mësohet se kanë goditur me mjete të forta babë e bir që ishin dhe komshinj të tyre, duke i lënë të plagosur.

"Dy vëllezërit  në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar  dhe kanë plagosur  me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre),  shtetasin K.N dhe djalin e tij", njoftoi policia.

Vëllezërit janë arrestuar nga policia me akuzën e "plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim".

Mbeten të paqarta arsyet e konfliktit mes palëve që çuan në plagosje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy