Gazetari Sokol Bregu thotë se çështja e “Bankers” është në SPAK dhe po ecën me shpejtësi dhe se është dosje e pastër.
Ai deklaroi për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, se Prokuroria e Fierit bëri një hetim jashtëzakonisht të mirë dhe se kupton çdo gjë që ka ndodhur, por jo sa është vjedhur pasi lidhet me bankat, dërgimin e parave në Austri.
Vërtetë politika nuk flet se “Bankers” ka gjithë jetën dhe çdo njeri që ka dashur të fitojë lekë ka bërë një gjetje aty. Prokuroria e Fierit bëri një hetim jashtëzakonisht të mirë, kupton çdo gjë por nuk kupton sa është vjedhur se lidhet me bankat, dërgimin e parave në Austri. Besoj se banka Raiffeisen është e detyruar të kthejë përgjigje.
Drejtori është kinez, por kompania jo, se po të ishte në Kinë do mbanin përgjegjësi. SPAK është në kohë dhe në rrugë të drejtë. Se në ka dosje të pastër si qelibari është ajo e “Bankers”. Prokuroria e Fierit e hetoi me përpikmëri dhe e dërgoi direkt në SPAK për moskompetencë.
I vjedhin nëntokën këtij vendi dhe gjithmonë me pesë aspra bindin që nafta që nxjerr Shqipëria nuk bën, por kur nuk bën çdo 24 vjet atje? Korrupton dhe Institutin e Sizmiologjisë që ka tërmet. Këta erdhën për t’i bërë nder Shqipërisë?!



