Dhunoi punonjësin e policisë, arrestohet 30-vjeçari

Dhunoi punonjësin e policisë, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi policie. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Majli”, në Tiranë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën ‘5 Maji’, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.

Po ashtu në 24 orët e fundit në Tiranë janë kryer dhe disa arrestime të tjera. Forcat e posaçme “Shqiponjat” kanë bërë arrestimin në flagrancë të Xh. G., 20 vjeç dhe K. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kanë gjetur një armë të ftohtë dhe një sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 2 aparate celularë.

Në pranga ka rënë dhe E. H., 41 vjeç, pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse pemën e Vitit të Ri. Është arrestuar dhe një shofer që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy