Një 57-vjeçar nga Kruja është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sipas policisë është vënë në pranga V.A., 57 vjeç dhe është shpallur në kërkim djali i tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



