Kajmaku përmes avokatit kërkon lirinë në arrati, sekuestrohet telefoni i vartësit të tij

Kajmaku përmes avokatit kërkon lirinë në arrati, sekuestrohet telefoni i vartësit të tij

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masën ''arrest me burg''.

Ai është shpallur në kërkim nga policia për akuzat e ''shpërdorimit të detyrës'', ''shkelje të ligjit të dekriminalizimit'' dhe ''ushtrim të detyrës në përfundim të mandatit''. Sipas sistemit TIMS-s, ish-kreu i bashkisë së Vorës rezulton të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës sekuestroi telefonin e vartësit të Kajmakut, Gentian Picarit, i cili zgjodh prej këtij të fundit si n/kryetar, pasi dyshohet se Picari nuk ka dhënë informacione për vendodhjen e Kajmakut dhe mund të ketë komunikuar me Kajmakun.

Ndërkohë, Gentian Picari (ish-shefi i kabinetit të Bashkisë së Vorës) ka bërë kërkesë në gjykatë për të marrë sërish telefonin e tij.

Pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër-arrestin për Agim Kajmakun.

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë:  “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy