
Një 46-vjeçar ra në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash në një banesë.
Atij iu gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në njoftim thuhet se:
Lushnjë/Vodhi një shumë parash, në një banesë, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që u kap me paratë e vjedhura dhe me cannabis sativa me vete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi H. P., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vëniën në pranga të autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Në momentin e arrestimit, 46-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e parave të vjedhura dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”.



