
Një adoleshent i cili shtatë muaj më parë, tentoi të vriste një person duke e goditur me sendet të forta si dhe duke e përplasur me makinë pas një konflikti ku ishin përfshirë katër vetë, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.
Bëhet fjalë për konfliktin e ndodhur më 11 prill në Lezhë, ku si i dyshuar u arrestua i shpalluri në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin përplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
Aktualisht vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.



