Aksidentohen 2 makina në Tiranë, plagosen 6 fëmijë

Aksidentohen 2 makina në Tiranë, plagosen 6 fëmijë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 6 fëmijë të mitur.

 

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 në zonën e Vaqarrit. Automjeti që drejtohej nga shtetasja me inicialet Xh. Sh. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin A. P.

 

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 6 fëmijë të moshës 6–10 vjeç, të cilët ndodheshin pasagjerë në automjetin e drejtuar nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë kjo e fundit. 

 

Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy