Një grabitje ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës. Një person i maskuar dhe me armë u fut në një pikë të dhënies së kredive dhe grabiti një shumë prej 1 milion lekësh.
Mësohet se punonjësi në pikën e kredive e ka njoftuar policinë rreth 40 minuta pas ndodhi ngjarja.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, ndërsa bëhet me dije se po vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Durrës/Informacion paraprak
Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap.
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.
Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.



