Aksident i rëndë në hyrje të Tunelit të Llogarasë, një i lënduar

Aksident i rëndë në hyrje të Tunelit të Llogarasë, një i lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të Tunelit të Llogarasë, në aksin rrugor Orikum–Himarë.

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset metalike kanë depërtuar në pjesën e përparme të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Shtetit, zjarrfikësja dhe autoambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit dhe sigurimin e zonës.

 

Sipas të dhënave të para, në automjet ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga autoambulanca. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

 

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy