Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë ka ndodhur ne aksin rrugor Çermë-Divjakë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një mjet tip Volsëagen.
Drejtuesi i motoçikletës Afrim Nergjoni 42 vjeç nga Çerma i cili udhëtonte i vetëm ka goditur nga pas mjetin Volswagen.
Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime, ku më pas është transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës.
Nga informacionet e mara drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime të shumta dhe është nën kontrollin e mjekëve.
Dëshmitarët në vendngjarje jashtë kamerës thonë se 42-vjeçari në momentin e aksidentit ishte i dehur.
Policia e Lushnjës ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Volswagen për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.



