Maqedoni e Veriut, arrestohet grupi terrorist me ideologji të ISIS-it

Maqedoni e Veriut, arrestohet grupi terrorist me ideologji të ISIS-it

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, arrestoi, siç tha, “një grup terrorist që ka vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut”.

Gjatë aksionit u arrestuan tre anëtarë të grupit, ndërsa u konfiskua edhe një sasi e madhe armësh, municionesh dhe pajisjesh të tjera.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë persona të kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut dhe më parë kanë vuajtur dënime për veprën penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, në formacione paraushtarake dhe para-policore”.

Sipas njoftimit, grupi me emrin “Celula” ka ideologji të ngjashme me organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS). Qëllimi i këtij grupi, siç bëhet e ditur në njoftim, ishte kryerja e akteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se gjatë operacionit janë sekuestruar pesë automatikë, një mitroloz, fishekë për pushkë automatike, tri granata, dy kapele maskimi, dy palë doreza maskimi, dy jelekë taktikë, katër jelekë maskimi taktikë, një flamur me shkronja arabe (ISIS) dhe një shall me shkronja arabe.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, u gjetën edhe dy rripa shpërthyes, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radio-stacione, një siguresë për pajisje shpërthyese, një kompjuter laptop, nëntë telefona celularë, pesë karta SIM, rroba kamuflazhi, dy thika etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy