
Dy djem të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.
Bazuar në njoftimin paraprak të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5.
Shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.



