Për drogë, plagosje dhe mashtrim, tetë të arrestuar në Tiranë

Për drogë, plagosje dhe mashtrim, tetë të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale si mashtrim, plagosje dhe drogë.  Sipas njoftimit zyrtarë 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë: Tiranë, Vihen në pranga 8 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve:

– Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

– E. F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– P. S., 47 vjeç, banues në Krrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

– A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy