Një 32 vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa pjesë të një makine.
Policia e Tiranës ka njoftuar se në pranga ka rënë Alket Sade, 32 vjeç, i cili ka qenë në tentativë për të marrë navigatorin dhe aksesorët e automjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetases N. Sh.
Gjithashtu është arritur që këtij shtetasi ti dokumentohet me prova ligjore se është autori i dyshuar i vjedhjes se datës 25.11.2016, në rrugën "Pjetër Budi", ka vjedhur me thyerje, navigatorin e mjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit Sh. B.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.



