Të dyshuar si autorë të zjarreve në Lushnjë e Durrës, shoqërohen 4 persona në polici

Të dyshuar si autorë të zjarreve në Lushnjë e Durrës, shoqërohen 4 persona në polici

Katër persona janë shoqëruar nën cilësinë e personit të dyshuar, për rastet e zjarreve të regjistruar ditën e enjte në Lushnjë e Durrës. Policia njofton se, identifikimi i tyre u bë falë bashkëpunimit me qytetarët, ndërsa të shoqëruarit dyshohet për tre raste zjarrëvëniesh. Një rast është regjistruar në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit. Ndërkohë, ata janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme në policitë e qyteteve përkatëse. “Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy