Tregtonin cigare të kontrabanduara/ 4 të arrestuar dhe 7 të proceduar penalisht në Tiranë

Tregtonin cigare të kontrabanduara/ 4 të arrestuar dhe 7 të proceduar penalisht në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Cigarette".

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: 

- F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy