ShBA refuzon kërkesën e Haitit për vendosjen e trupave amerikane pas vrasjes së presidentit

ShBA refuzon kërkesën e Haitit për vendosjen e trupave amerikane pas vrasjes së presidentit

Shtetet e Bashkuara të premten e refuzuan kërkesën e Haitit për trupa amerikane që do të ndihmonin për ta siguruar infrastrukturën pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise nga disa sulmues që dyshohen si mercenarë të huaj, ndonëse u zotuan se do të ofrojnë ndihmë rreth hetimeve.

Vrasja e presidentit Moise nga një ekip i personave të armatosur në orët e hershme të së mërkurës në shtëpinë e tij në kryeqytetin Port-au-Prince e futi Haitin në krizë edhe më të thellë politike, e ila mund t’i përkeqësojë dhunën e bandave, urinë dhe përhapjen e pandemisë.

Mnistri i Zgjedhjeve në Haiti, Mathias Pierre, tha se një kërkesë për asistencë sigurie është ngritur në bisedën mes kryeministrit të përkohshëm, Claude Joseph, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të mërkurën.

Pierre tha se Haiti gjithashtu ka bërë kërkesë për forca të huaja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës së Bidenit tha se tash për tash nuk ka plane për ta ofruar asistencën ushtarake të ShBA-së në Haiti, shkruan Reuters.

Në një letër të zyrës së kryeministrit për ambasadën amerikane në haiti, ku shihet data e së mërkurës dhe e cila është parë nga agjencia Reuters, kërkohej dërgimi i trupave për ta përkrahur policinë në rikthimin e sigurisë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kyçe në mbarë vendin pas vrasjes së Moise-s.

Ndërkohë Jose Luis Diaz, zëdhënës i Departamentit për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të Paqes në Kombet e Bashkuara, tha se misioni politik i OKB-së në Haiti e ka marrë letrën dhe se ajo është duke u analizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy