
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë.
Automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.



