Pas arrestimit, ish-deputeti Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Pas arrestimit, ish-deputeti Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili u ndalua të hënën nga Gjykata Speciale është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë për mediat në Kosovë, avokati i tij Xhevdet Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Shala, i njohur si Komandant “Topi”, u ndalua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Po ashtu, EULEX-i ishte edhe në shtëpinë e Shalës, por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejme”, kanë thënë nga kjo zyrë. 

Ndërsa për Shalën nuk është dhënë asnjë informacion.

Për shkak të mungesës së informacioneve nuk është e qartë nëse intervistimi i serishëm i tij ka të bëjë me ndonjë akuzë që rëndon mbi të si ish-komandant i UÇK-së, apo ka të bëjë me ndonjë akuzë për “ndërhyrje në drejtësi”, për çka janë bastisur këto kohët e fundit disa persona në Kosovë.

Shala një herë kishte dhënë intervistë para prokurorisë në Hagë, në vitin 2020.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) ka reaguar pas bastisjes si dhe ndalimit së ish-deputetit dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala nga Gjykata Speciale, në Hagë.

Sipas tyre përmes një reagimi për media kanë thënë se të hënën persona të paidentifikuar në Banjë të Malishevës kanë bastisur shtëpinë e Shalës dhe më vonë të njëjtin e kanë dërguar tek zyrat e EULEX-it, në Prishtinë.

Në reagim tutje thuhet se “sipas informatave të KMDLNj-së, paramilitarët e Gjykatës Speciale nuk kanë shenja identifikuese”.

Po ashtu nga KMLDNJ thonë se arsyetimi i Gjykatës Speciale për bastisje dhe arrestime është e njëjta metodë që e ka zbatuar UDB-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy