Në bazë të ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar nga detyra apo te kishte dhënë dorëheqjen brenda tre muajve nga arresti. Avokati Kujtim Cakrani thotë për MCN se një lëvizje e tillë mund të kishte shkuar në favor të Veliajt, pasi mund të përfitonte një masë më të lehtë sigurie.



