Shpërndante drogë në afërsi të shkollave, në pranga 31-vjeçari

Shpërndante drogë në afërsi të shkollave, në pranga 31-vjeçari

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. “Blutë” arrestuan shtetasin M.SH, 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

 

NJOFTIMI

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, vihet në pranga 1  shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike cannabis sativa. 

Nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle, është organizuar puna dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy