Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka përndjekur për dy muaj me radhë një vajzë 15-vjeçare. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi V. M. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare”, njoftoi policia.
Po ashtu, policia arrestoi edhe një tjetër person, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



