Kanabisi në Skrapar/ Gjykata e Posaçme lë në burg 16 të arrestuar, lirohen 7 të tjerë

Kanabisi në Skrapar/ Gjykata e Posaçme lë në burg 16 të arrestuar, lirohen 7 të tjerë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë të dhënë më herët për 23 personat të vënë nën akuzë për kultivim dhe trafikim kanabisi në zonën e Skraparit. Në vendimin e sotëm, gjykata ka lënë në qeli 16 persona, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

Të akuzuarit e kësaj dosje, u arrestuar gjatë një megaoperacioni të zhvilluar ditën e djeshme në zonën e Skraparit. SPAK thnjoftoi se në aktivitetin kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, duke nisur nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko, apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit, GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas, SPAK janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy