Mëngjesin e kësaj të shtune qyteti i Elbasanit është zgjuar nën “pushtetin” e reve të tymit.
Fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Zjarri ka vijuar për disa orë, ndonëse 20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit u vunë në funksion të izolojnë vatrën, ndërsa në ndihmë u ofruan edhe zjarrfikëse të bashkisë Cërrik.
Policia thotë se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije.
-Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve.
Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.



