Drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, procedohet drejtuesi i mjetit në Mat

Drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, procedohet drejtuesi i mjetit në Mat

Bëri drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve, identifikohet, shoqërohet dhe procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme, në rrugët e qytetit të Burrelit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka vijuar kontrollet për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar drejtuesin e automjetit tip “Mercedez Benz”, duke bërë drift, në qendër të qytetit. Menjëherë shërbimet e policisë e kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. H., dhe e kanë shoqëruar atë, në Komisariat.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër ndëshkuan me masë administrative shtetasin D. H., 47 vjeç, banues në Burrel, për kryerjen e manovrave të rrezikshme, me automjetin tip “Mercedez Benz”, që e drejtonte pa dokumentacionin përkatës.

Po nga këto shërbime u arrestua shtetasi F. D., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy