
Arrestohet autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. Horgito Peqini, 18 vjeç, është vënë në pranga pasditen e sotme.
Ndërkohë është shoqëruar edhe K.S, 33 vjeç, që ishte bashkë me autorin e vrasjes.
Ngjarja ndodhi më 18 gusht, në Elbasan.
33-vjeçari Madrit Ulqinaku u ekzekutua me armë zjarri, pak pasi ishte ngritur nga një kafene. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për konflikte të momentit.
Horgito Peqini, 18 vjeç, Ejden Dino, 18 vjeç dhe Klaudjan Sallufi, 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin Madrit Ulqinaku.
Më pas, Horgito Peqini, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Madrit Ulqinaku, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.



