Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese në Sarandë, Durrës dhe Shkodër në kuadër të kontrolleve për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Konkretisht janë bllokuar dy skafë në Durrës dhe Shkodër dhe një varkë në Sarandë. Skafi i bllokuar në Durrës dyshohet se është vjedhur në Australi. Drejtuesi i tij, 41-vjeçari nga Shijaku F.L 41 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Nga ana tjetër, drejtuesi i varkës në Sarandë është dënuar me 110 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit në Shkodër u dënua me 10 mijë lekë gjobë për mungesë të dokumentacioneve për daljen në det. Vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm.



