
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit në Bashkinë Tiranë Erinda Fino, 40 vjeçe.
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës Finon.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit



