
Një i vdekur dhe një i plagosur, është bilanci i një aksidenti rrugor i regjistruar në aksin Lezhë-Shëngjin.
Ngjarja u regjistrua mbrëmë vonë, ku dy të rinj, të cilët po udhëtonin me motor, mësohet se janë përplasur nga një makinë në afërsi të lapidarit në Shëngjin.
Për pasojë, dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra 25-vjeçari, Indrit Ndreca, ndërroi jetë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.



