Trafik droge përmes liqenit të Ohrit, arrestohet 35-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Trafik droge përmes liqenit të Ohrit, arrestohet 35-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi tentoi që të trafikonte drogë nëpërmjet kufirit liqenor. Ndërkohë në kërkim është vënë i vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe  shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip "Yamaha", dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy