Goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit në Berat, 12 persona nën hetim

Goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit në Berat, 12 persona nën hetim

Goditet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin në Berat, në vijim të operacionit të koduar “Fati i lojërave”.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj., e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Aktualisht vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy