Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Balldrenit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.



