Policia arreston nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës

Policia arreston nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës

Policia e Tiranës ka arrestuar nipin e Prel Markut për vrasjen e Hekuran Billës me 11 qershor në kryeqytet. I arrestuari është identifikuar si Sebastian Mali, 22 vjeç.

"Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B" raporton policia.

22-vjeçari me banim në Tiranë është marrë në pyetje gjatë natës ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai dyshohet si ekzekutor i 40 vjeçarit.

Identifikimi i tij  është bërë nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur vrasja.

Njëkohësisht policia ka kyer kontrolle në Shkodër dhe Lezhë për të ndaluar Viktor Markun, vëllai i Prel Markut, i cili po ashtu dyshohet si bashkëpunëtor i vrasjes së 40-vjeçarit.

Policia është duke hetuar vrasjen për hakmarrje, që lidhet me vrasjen e 2006 në Angli të kryer nga Hekuran Billa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy