Kishte kultivuar kanabis mes pemëve frutore, në pranga 52-vjeçari

Kishte kultivuar kanabis mes pemëve frutore, në pranga 52-vjeçari

Një 52-vjeçar u arrestua në flagrancë në Fier teksa po kujdesej për bimët narkotike kanabis sativa, të cilat i kishte kultivuar mes pemëve frutore në fshatin ku banonte. 

Në njoftimin e "bluve" thuhet: " Fier/Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar "Kafaraj". Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Kafaraj", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme",
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy