
Një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një hekur rrobash që është harruar ndezur.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit, janë regjistruar dëme të shumta materiale.



