Pas tërmetit/ Mehaj telefonon Peleshin: FSK është e gatshme për ndihmë

Pas tërmetit/ Mehaj telefonon Peleshin: FSK është e gatshme për ndihmë

Pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi

Mehaj në një postim në rrjete sociale ka shkruar se homologut të tij Peleshi i ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.

Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy