
Një grabitje ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30, në fshatin Dom, Klos, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.



