Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Astirit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin L. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 234 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë gjithashtu arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Stavri Themeli”, është kapur në tentativë për të vjedhur në ambientet e banesës të shtetasit B. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur disa aksesorë në një dyqan telefonash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 37 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy