
80 mjek të rinj kosovar, do të largohen nga vendi, pasi që kanë siguruar vendet e tyre të punës, në Evropë.
Kështu ka deklaruar Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, duke shtuar se ky numër mund të rritet deri në 200 në fund të vitit.
Nuk po shoh hap ndaj ndaljes. Dhe tani kemi mbi 80 mjekë të ri dhe i kanë siguruar vendet e punës dhe do të largohen.
Ky numër do të vazhdojë të rritet ku 200 mjekë deri në fund të vitit do të shkojnë jashtë vendit. Afër 600 mjekë janë të papunë. Ka vende të punës, duhet buxheti dhe sistematizimi i tyre në spitale.
Sipas Sejdiut, spitalet kanë nevojë për mjek. Edhe pse kanë marrë mbi një mijë specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë vendit.
Është një moskordinim me komunat sepse komunat kanë nevojë për ta. Spitalet rajonale kanë nevojë për mjekë. Ku janë këta specializantë që kanë marrë mbi 1 mijë specializime sepse kemi informata se një pjesë e tyre nuk kanë nisur fare dhe një pjesë e tyre kanë shkuar jashtë vendit.
E dyta janë kushtet e punë këtu është faji i menaxherëve të institucioneve tona. 90% të rasteve kanë dështuar”.
Kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi që të dalë ne propozime konkrete për të përmirësuar këtë gjendje kaotike në shëndetësi.
Sejdiu ka thënë se po presin që brenda një periudhe dy javore, ministri Latifi të tregojë për hapat e parë që do të marr kjo ministri.



