
Nën dyshimin se i mori me anë të mashtrimit 100 mijë euro një personi, vihet në prangat e policisë një i ri në Tiranë.
I arrestuari është Saimir Reka (Hamza), 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31 prill 2024, në bashkëpunim me tre persona, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.
Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë.



