Gomari i preu rrugën makinës/ Aksident i katërfishtë në aksin Fier-Lushnje

Gomari i preu rrugën makinës/ Aksident i katërfishtë në aksin Fier-Lushnje

Një aksident rrugor i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, pranë fshatit Vajkan.

 

Drupal Ad

 

 

 

Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku shkak dyshohet se është bërë një gomar i cili dyshohet se i ka prerë rrugën automjeteve.

Përplasja e parë shkaktoi një varg përplasjesh ku u përfshinë katër automjete. Për shkak të këtij aksidenti, trafiku u bllokua për disa minuta, duke shkaktuar vonesa të mëdha për drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës, që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur ndërsa nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy