Në kërkim për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Librazhd

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Librazhd

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili rezultonte se ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Dragostunja”, ndërsa pesë muaj më parë në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale L.N. 43 vjeç. Sipas policisë këta dy shtetas janë kapur duke transportuar 32 kg lëndë narkotike kanabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të operacionit “Dragostunja” të finalizuar rreth 5 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i të cilit u arrestua një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, kanë vijuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe ndaluar në Librazhd, shtetasin e shpallur në kërkim L. A., 41 vjeç, banues në Pogradec”, njoftoi policia.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 06.08.2020, në bashkëpunim me shtetasin L. N., 43 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit), dyshohet se kanë qenë duke transportuar 32 kg lëndë narkotike kanabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. A., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Më pas këta shtetas kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe kanë tentuar të largohen.

Shtetasi L. N., është kapur gjatë operacionit të zhvilluar 5 muaj më parë, në dalje të PKK Qafë Thanë, në tentativë për t’u larguar drejt Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy