
Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur sot në mbrëmje mes dy adoleshentëve në Kukës.
Si pasojë e konfliktit të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital.
“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.



