Gjymtoi kalimtaren, prokuroria shpëton nga burgu djalin e Erzen Breçanit

Gjymtoi kalimtaren, prokuroria shpëton nga burgu djalin e Erzen Breçanit

Jehon Breçani, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai akuzohet për aksidentin e rëndë të ndodhur pak javë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku e gjymtuar mbeti një kalimtare 23 vjeçe.

Ngjarja ndodhi më 10 qershor, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe goditi vajzën 23 vjeçe dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës duke përfunduar në fund në murin e një zyre noterie. Kalimtarja humbi njërën këmbë si pasojë e goditjes, ndërsa gjendja e saj është stabilizuar disa ditë pas aksidentit.

Për Breçanin fillimisht u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, por më pas ajo u ndryshua në “arrest shtëpie” dhe i riu u dërgua menjëherë në shtëpi si pasojë e dëmtimeve të marra prej aksidentit. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Breçanin nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Por ditën e sotme, Gjykata e Apelit në njoftimin për mediat thotë se prokuroria u tërhoq nga ankimimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy