Apartamenti me qira në Tiranë i kthyer në vatër prostitucioni, arrestohen tre të huaja

Apartamenti me qira në Tiranë i kthyer në vatër prostitucioni, arrestohen tre të huaja

Zbulohet një apartament me qira në Tiranë, i cili ishte kthyer në vatër prostitucioni nga tre shtetase të huaja kineze.

 

Efektivët e komisariatit Nr. 3,  në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”.

 

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset kineze T. L., dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas.

 

3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit.

 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy