Sekuestrohet kanabis dhe armë në Durrës, arrestohen tre persona dhe shpallen dy të tjerë në kërkim

Sekuestrohet kanabis dhe armë në Durrës, arrestohen tre persona dhe shpallen dy të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetin e paligjshëm në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve. 

Në prangat e policisë kanë rënë Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, J. B., 17 vjeç, banues në Golem. Gjithashtu janë shpallur në kërkim G. S., 39 vjeç dhe M. Ll., 33 vjeç, të dy banues në Peqin.

Janë sekuestruar 6.2 kilogramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, dy automjete dhe gjashtë aparate celularë. 

Gjatë hetimeve, u konstatua shkëmbimi i një sasie lënde narkotike në një parking në zonën e Golemit. 

Kontrolli në ambientet e të dyshuarve zbuloi sasi shtesë të drogës dhe pajisje të përdorura për kultivimin e saj në ambiente të mbyllura me llamba. 

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Durrësit për procedura të mëtejshme ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy