Vidhet në Tiranë dyqani i celularëve, grabitësit mbarojnë punë për vetëm dy minuta (VIDEO)

Vidhet në Tiranë dyqani i celularëve, grabitësit mbarojnë punë për vetëm dy minuta (VIDEO)

Këto janë pamjet e momentit kur një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet. Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 Nëntor, ndërsa e gjithë grabitja ka ndodhur 1 minutë e 46 sekonda. Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim. Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë.

Këto janë dy nga fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku një prej autorëve përpiqet që të shohë nëse kamerat sigurisë arrijnë ata dallojnë. Autorët më pas u larguan me një automjet tip “Ford Eskort”. Pronari denoncoi vjedhjen e 60 telefonave dhe disa tabletave, por policia në njoftimin zyrtar për pajisjet e grabitura thotë se janë vetëm 20 telefona. Vjedhje të tilla të ngjashme janë regjistruar në disa dyqane të kësaj zone. Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit./ Tv Klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy